web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Shihet si pasuesi i Skukës, sulmuesi lumturon Partizanin

2023-06-06 15:00:20, Sport CNA

Albers Keko ka mbyllur aventurën e tij me Korabin. Sulmuesi dibran ishte fantastik këtë sezon në Kategorinë e Parë duke udhëhequr Korabin drejt rezultateve pozitive.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Keko ka falenderuar të gjithë skuadrën, ndërsa u ruon suksese në vazhdim. Një mesazh nga 21-vjeçari, i cili arriti të shënonte këtë sezon 14 gola dhe dhuroi 2 asiste.

Tashmë dibranin e pret një aventurë e re. Te Partizani do të synojë të kthehet në një lider në repartin e sulmit. Pjesëmarrja në Europë e Demave është një plus për të, i cili do ta ketë si trampolinë për të ardhmen. Zyrtarizimi i  Kekos te Partizani pritet të bëhet në ditët në vijim.

“Përshëndetje! Dua të falenderoj të gjithë tifozët dibranë të KF Korabit për mbështetjen e madhe gjatë sezonit të mrekullueshëm 2022-2023 dhe të vështirë sëbashku.

Falenderoj trajnerin, presidentin, stafin teknik dhe të gjithë çunat e ekipet për besimin dhe punën e tyre të palodhur.

Uroj nga zemra vetëm suksese për skuadrën e KF Korabi. Sa më shpejt në arritjen e objektivave.

Albers Keko”, ka shkruar sulmuesi dibran.

Postimi i Albers Kekos
Postimi i Albers Kekos




Lajmet e fundit nga