web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Mesfushori i Shqipërisë bën hapin e madh, transferohet në Serie A

2023-08-03 11:19:44, Sport CNA

Ka marrë fund telenovela Ramadani, me mesfushorin e Kombëtares që do të jetë zyrtarisht pjesë e Leçes në kampionatin italian. Vetë klubi i Serisë A ka njoftuar paraditen e sotme akordin me klubin e Aberdinit për transferimin e Ramadanit.

Ish-mesfushori i Partizani realizon kështu një ëndërr të madhe duke luajtur në një nga ligat më të forta në Europa. Pasditen e sotme, Ramadani do të mbërrijë në Itali për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë me klubin italian.

“Leçe njofton se ka arritur marrëveshje me Aberdin për transferimin e lojtarit Ylber Ramadani.

Lojtari shqiptar do të jetë në Leçe në orët e para të pasdites së sotme për t’iu nënshtruar analizave mjekësore”, shkruan klubi italian në komunikatën zyrtare.





15:21 Sport

Dinamon e

Dinamo është një nga skuadrat më me emër në kampionatin shqi...

Lajmet e fundit nga