web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Buffon njofton tërheqjen nga futbolli

2023-08-02 16:38:06, Sport CNA

Gianluigi Buffon është tërhequr zyrtarisht nga futbolli i luajtur. Në moshën 45-vjeçare, portieri italian ka vendosur të thotë “mjaft”.

Ndonëse kishte edhe një vit kontratë me Parmën, Buffon ka vendosur të tërhiqet.

Portieri i thotë lamtumirë futbollit të luajtur pas 28 sezonesh si protagonist, 8 prej të cilave me fanellën e Parmës, 19 me atë të Juventusit dhe një me atë të Paris Saint Germain.

Buffon është lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Serisë A, teksa e ka fituar më shumë here kampionatin, plot 10 herë dhe është portieri me më shumë minuta pa pësuar gol, 974 minuta.

Rekordmen për paraqitjet me fanellën e Italisë, në total 176, nga të cilat 80 si kapiten, ndërsa ka fituar edhe Botërorin në vitin 2026.





15:21 Sport

Dinamon e

Dinamo është një nga skuadrat më me emër në kampionatin shqi...

22:43 Sport

Spektakël me

Partizani ka siguruar kualifikimin për në turin e tretë të C...

Lajmet e fundit nga