web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spektakël me

2023-08-01 22:43:06, Sport CNA

Partizani ka siguruar kualifikimin për në turin e tretë të Conference League. Kampionët e Shqipërisë triumfuan 4-1 në “Air Albania” ndaj Atletic Escaldes.

Një fitore pa shumë vështirësi për të kuqtë, që kalojnë më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-1, pas fitores në ndeshjen e parë në Andorrë.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Partizanit, pas dy golave të Tedi Carës. Në pjesën e dytë shënoi Rrapaj në minutën e 64-t, për 3-0, ndërsa Atletiuc Escaldes shënoi me penallti në minutën e 94-t, por vetëm një minutë me vonë, Grezda vulosi shifrat për 4-1.

Në turin e tretë, Partizani do të përballet me skuadrën letoneze të Valmeiras.





18:47 Sport

Tuchel

Telenovela Yann Sommer vazhdon. Dhe Thomas Tuchel ngrin Inte...

Lajmet e fundit nga