web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Atmosferë e vakët në “Air Albania”, ja si duket stadiumi para ndeshjes së Partizanit

2023-08-01 20:12:46, Sport CNA

Partizani luan në “Air Albania” ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës, ku përballet me Atletik Eskaldes. Në prag të këtij takimi, në stadium kanë nisur të hyjnë edhe tifozët e parë.

Në fakt, numri është i pakët duke parë rëndësinë që kjo ndeshje ka për të kuqtë. Partizani fitoi në transfertë 0-1 një javë më parë dhe si duket, emri i rivalit nuk i ka bindur tifozët e kuq që të jenë të shumtë në stadium.

Megjithatë, deri në momentet e fundit mund të ketë tifozë më të shumtë, duke qenë se në Shqipëri është kthyer në modë që tifozët të mbërrijnë vetëm pak minuta para fillimit të takimit.





18:47 Sport

Tuchel

Telenovela Yann Sommer vazhdon. Dhe Thomas Tuchel ngrin Inte...

Lajmet e fundit nga