web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjithçka zyrtare, talenti francez zyrtarizohet te Chelsea

2023-08-02 12:36:23, Sport CNA

Pasi kompletuan largimet e nevojshme nga klubi, tashmë “blutë” e Chelsea kanë filluar të bëjnë afrimet e nevojshme në prag të nisjes së sezonit 2023-2024, teksa ditën e sotme ka arritur të sigurojë një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për “yllin” francez të mesfushës së Rennes, Lesley Ugochukwu, me 19-vjeçarin që konsiderohet si një ndër talentet më premtues të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1, si dhe të futbollit evropian, për të cilin, “blutë” derdhën plot 28 milionë euro.

Pasditen e së martës erdhi dhe zyrtarizimi i adoleshtentit, i cili nënshkroi me “gjigandët” e Premier League, një kontratë 7-vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër vit, ndërsa paga e tij ende nuk është bërë zyrtare. 





22:43 Sport

Spektakël me

Partizani ka siguruar kualifikimin për në turin e tretë të C...

18:47 Sport

Tuchel

Telenovela Yann Sommer vazhdon. Dhe Thomas Tuchel ngrin Inte...

Lajmet e fundit nga