web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtare/ Jo vetëm goleadori Ibraimi, Struga prezanton edhe ish-yllin e Skënderbeut

2022-06-29 17:50:54, Sport CNA

Struga Trim Lum ka ambicie të mëdha për sezonin e ri në Maqedoninë e Veriut. Klubi shqiptar ka zyrtarizuar afrimin e tretë pas Besart Ibraimit, sulmuesit të njohur dhe golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit maqedonas.

Goditja e dytë ishte Fatjon Jusufi, sulmuesi tetovar që në janarin e vitit 2019 u afrua te Partizani, për t’u larguar disa ditë më vonë nga klubi i Superiores. Ndërkohë, sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i Enis Gavazajt, një emër i njohur në Abissnet Superiore.

27-vjeçari nga Prizreni, i cili luan si sulmuesi i majtë, ishte pjesë e Dinamos në fazën e parë të sezonit të fundit, teksa qëndron pa ekip prej muajit janar. Gavazaj ka veshur 3 herë fanellën e kombëtares shqiptare.

Lojtari ofensiv shkëlqeu me Skënderbeun, provoi një aventurë me Kukësin në Superiore, teksa jashtë ka luajtur me Gent dhe Roeselare (Belgjikë), Yenisey (Rusi), Dinamo Minsk (Bjellorusi), ndërkohë që u aktivizua në dy periudha të ndryshme me Prishtinën.

Tani do të tentojë të rikthehet në formën e ditëve më të mira te Struga, aty ku shpreson të shënojë e dhurojë asiste për të ndihmuar ekipin shqiptar të realizojë objektivat sezonalë.





Lajmet e fundit nga