web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Humbja në kampionat, trajneri i Kategorisë së Parë jep dorëheqjen

2024-03-10 11:41:00, Sport CNA

Klodian Arbëri nuk është më të trajner i Vorës. Humbja e fundit në kampionat, ndaj Burrelit, ka bërë që trajneri Arbëri të japë dorëheqjen.

Kjo u bë e ditur nga vetë klubi i Vorës nëpërmjet rrjeteve sociale, ku thuhet se është pranuar dorëheqja e Arbërit.

POSTIMI:

“I pakënaqur me rezultatin e ndeshjes së djeshme, trajneri Klodian Arberi sot kërkoi takim me Presidencën e klubit për ofruar dorheqjen e tij. Pas shumë diskutimiteve kryesia e klubit i ofroj trajnerit mbështetje për vazhdimin e rrugëtimit drejt synimit të klubit por që trajneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trajnerit Klodian Arberi për të ja pranuar dorëheqjen. Faleminderit Klodian Arbëri."





Lajmet e fundit nga