web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rekordi historik, Al Hilal regjistron 27 fitore radhazi

2024-03-09 17:53:00, Sport CNA

Al Hilal, duket se nuk ka rivalë në Arabinë Saudite. Skuadra e drejtuar nga trajneri Jorge Jesus, është shkëputur ndjeshëm në krye të renditjes me 12 pikë më shumë se ndjekësit, ndërsa së fundmi ka barazuar edhe një rekord historik.

Me fitoren 3-1 jashtë fushe kundër Al Riyadhit,  Al Hilal, shënoi fitoren e tyre të 27-të radhazi në të gjitha garat, duke barazuar rekordin e uellsianëve të TNS, që nga viti 2016.

Rekordi i skuadrës arabe vjen tetë vjet pas atij të The New Saints që i kishte rrëmbyer rekordin askujt tjetër veç Ajax-it të Cruijff, i cili në Eredivisie 1971/72 arriti 26 suksese radhazi në nivelin maksimale të futbollit total holandez.

Ndër lojtarët më të njohur që luajnë për Al Hilal gjejmë ish-lojtarin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, ish-lojtarin e Napolit, Kalidou Koulibaly, Neymar, i cili mungon për një kohë të gjatë, ish-portierin e Sevillas, Bounou, Renan Lodi, Ruben Neves dhe Aleksandër Mitrovic.





Lajmet e fundit nga