web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Aventurë e re për lojtarin që e mbylli me Skënderbeun, bëhet shok skuadre me ish-sulmuesin e Kukësit

2022-09-06 12:35:49, Sport CNA

Leard Sadriu ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

Mbrojtësi që e mbylli me Skënderbeun është bërë futbollist i ri i skuadrës së njohur sllovene, NS Mura.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi slloven me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen 21-vjeçarit kosovar.

Sadriu ka firmosur një kontratë 3-vjeçare teksa do ta mbajë të lidhur me ekipin e Muras deri më 31 maj 2025.

Përveç Skënderbeut, Leard Sadriu ka qenë pjesë edhe e Shkëndijes së Tetovës dhe Ferizajt.

Vlen të theksohet se te NS Mura, do të gjejë ish-sulmuesin e Kukësit, Mirlind Dakun, i cili aktualisht në Slloveni ka shkëlqyer me paraqitjet dhe golat e tij.





Lajmet e fundit nga