web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi i Arapit, Teuta gati një ish për pankinën

2022-09-05 15:36:12, Sport CNA

Renato Arapi nuk është më trajneri i Teutës. Dy barazime dhe një humbje në tre javët e para të Superligës kanë bërë që drejtuesit në Durrës të shkarkojnë trajnerin, me ish-kapitenin që tanimë sheh veten për të dytën herë të larguar.

Ndër emrat që mund të ulen në stolin e Djemve të Detit janë edhe dy ish. Bëhet fjalë për Edi Martinin dhe Bledi Shkëmbin. Nga Shkodra në Korçë, ky duke aksi i trajnerit të ri te Teuta.

Martini fitoi gjithçka te durrsakët, duke shpallur Blutë kampionë pas 27 vitesh. Sedat Pajaziti është një tjetër emër i përfolur, me ish-trajnerin e Dritës, Drenicës apo Gjilanit që ka qenë pjesë e stafit të Teutës 10 vite më parë.





Lajmet e fundit nga