web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ U nisën drejt Kosovës, raketat ndalin kombëtaren e Izraelit

2023-11-10 15:42:00, Sport CNA

VIDEO/ U nisën drejt Kosovës, raketat ndalin kombëtaren e

Të dielën më 12 nëntor në orën 20:45, Kosova dhe Izraeli përballen në grupin I të kualifikueseve të Euro 2024 në "Fadil Vokrri". Kundërshtarët e Dardanëve tanimë janë grumbulluar në vendin e tyre, duke u hasur me sulmin e raketave nga militantët e Hamasit.

Në një video të publikuar nga Federata e Futbollit në Izrael, shihen futbollistët që i përgjigjen sirenave të alarmit dhe lënë autobusin e ekipit, duke u strehuar në anë të rrugës, teksa mbi kokat e tyre duket edhe raketat.

Prej më shumë se një muaji tanimë Izraeli dhe militantët e Hamasit janë në luftë, teksa nga kjo situatë është prekur edhe ekipi i futbollit që do nisej për në Prishtinë.

"Asgjë nuk na ndal në rrugën tonë drejt Euro 2024", shkruan Federata izraelite. Nuk raportohet për të lënduar, teksa ndeshja është e prapambetur për shkak të luftës dhe do duhej të zhvillohej më 15 tetor.





Lajmet e fundit nga