web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Seferi i pandalshëm, sulmuesi

2024-09-30 09:44:00, Sport CNA

VIDEO/ Seferi i pandalshëm, sulmuesi

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Seferi gjen golin e dytë radhazi në Superligën turke me skuadrën e Bodrumspor.

Seferi shënoi golin e dytë në fitoren 3-1 të Bodrumspor ndaj Adana Demirspor, takim për llogari të javës shtatë të kampionatit turk.

Në minutën e 54’, duke shfrytëzuar rrëmujën në zonë Seferi goditi fortë dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1 me skuadrën e sulmuesit shqiptar që renditet në vendin e tetë të Superligës turke me nëntë pikë.

Ky ishte goli i dytë i Taulant Seferit në tre ndeshje me ekipin e Bodrumspor-it, me sulmuesin “kuqezi” që e ka nisur në mënyrën më të mrië të mundshme rrugëtimin me skuadrën e tij të re./CNA

 





Lajmet e fundit nga