web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja ndaj Tottenham, justifikohet Ten Hag: E ka fajiin kartoni i kuq!

2024-09-30 09:16:00, Sport CNA
Humbja ndaj Tottenham, justifikohet Ten Hag: E ka fajiin kartoni i kuq!
Erik ten Hag

Për Erik ten Hag humbja e Manchestre United ndaj Tottenham në “Old Trafford” lidhet me kartonin e kuq të marrë nga Bruno Fernandes në minutën e 42’.

Tekniku holandez u justifikua para medieve, ndërsa tha se kartoni u ndryshoi lojën.

“Nuk ishim në gjendje të dilnim nga presioni i tyre në mënyrën më të mirë dhe morëm vendime të gabuara në fushë. Kishim mundësi për t’u rikuperuar, por më pas kartoni i kuq ndryshoi lojën”,-deklaroi ten Hag.

Manchester United u mposht me rezultatin 0-3 në shtëpi nga Tottenham, në takimin e javës së gjashtë të Premier League./CNA





Lajmet e fundit nga