web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Rezultat surprizë, Bayerni ndalet nga Monchengladbach

2022-08-27 20:50:30, Sport CNA

Ndeshja e xhiros se katërt në Bundesligë në mes Bayern – Monchengladbach ka përfunduar barazim 1-1. Kështu bavarëzet pas tri fitoreve, marrin barazimin e parë në edicionin e ri të ligës gjermane.

Bayerni e dominoi tërësish takimin, por nuk arritën të arkëtojnë më shumë se një pikë. Thuram shënoi në minutën e 43` për Monchengladbach. Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të mysafirëve.

Edhe në 45 minutat e tjerë bavarëzët kishin kontrollin e lojës, por shënuan vetëm njëherë. Ishte Leroy Sane që barazoi rezultatin në 1:1, pas golit të shënuar në minutën e 83`. Me këtë barazim Bayern ka 10 pikë, kurse Borussia gjithsej tetë.





Lajmet e fundit nga