web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liverpool shkatërron Borunemouthin, fitojnë edhe City e Chelsea

2022-08-27 20:14:21, Sport CNA

Pas një starti shumë të dobët të sezonit, Liverpool ka dhënë një sinjal për të gjithë ekipet me fitoren monstruoze përballë Bournemouth në javën e katërt të Premier League. Të besuarit e Klopp kanë shkatërruar Bournemouth me rezultatin e thellë 9-0 duke treguar të gjithë forcën e tyre.

Festivalin e golave e hapi Luis Diaz, më pas ishin Elliott, Alexander-Arnold, Firmino e Van Dajk që mbyllën pjesën e parë në shifrat 5-0. Në pjesën e dytë Liverpooli thelloi edhe më shumë shifrat falë autogolit të Mepham, ndërsa rezultatin final i takimit u vulos nga Firmino, Carvalho e Diaz të cilët plotësuan fitoren e thellë të Liverpool.

Fitore me përmbysje ka arritur edhe Manchester City përballë Crystal Palace me rezultatin 4-2. Ekipi i Guardiolës u gjend në disavantazhin e dy golave në pjesën e parë, por më pas Silva, dhe Haaland me tre gola vulosën përmbysjen e madhe.

Edhe pse me 10 lojtarë, Chelsea ka mposhtur Leicester me rezultatin 2-1. Për ?Blutë e Londrës? vulosi gjithçka Raheem Sterling me dygolësh, ndërsa për miq ngushtoi diferencat Barnes.

Fitore ka arritur gjithashtu edhe Brighton ndaj Leeds me rezultatin 1-0. Ndërkohë që sfida midis Brentford dhe Everton u ndal në barazim 1-1.  





Lajmet e fundit nga