web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Ofendime në distancë, Xhaka nuk pyet as për Konten! Mesfushori shqiptar bën për “ujë të ftohtë” trajnerin italian

2023-01-15 21:23:31, Sport CNA

Granit Xhaka, përveçse një lojtar i talentuar dhe me mjaft personalitet në fushën e lojës, shquhet edhe për grintën dhe nxjerrjen e nervave gjatë ndeshjeve.

Mesfushori shqiptar ishte protagonist edhe në derbin e Londrës veriore mes Totenhemit dhe Arsenalit që përfundoi me rezultatin 0-2, teksa në minutën e 59-të të sfidës pati një përplasje verbale në distancë me trajnerin e Totenhemit, Antonio Konte, ku nuk munguan ofendimet.

?Fucking stronzo?, ishin fjalët që Xhaka iu drejtua Kontes, teksa nuk mungoi as kundërpërgjigjia e trajnerit italian. Debati mes tyre është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, teksa të shumta kanë qenë komentet.





Lajmet e fundit nga