web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lazio gjen fitoren e parë në 2023, vlerësim pozitiv për Hysajn

2023-01-15 14:47:27, Sport CNA

Lazio i dha fund ecurisë prej tre ndeshjesh pa fitore në kampionat. Skuadra e Sarrit triumfoi 0-2 në fushën e Sassuolos, sfidë ku Elseid Hysaj u aktivizua si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Bardhekaltrit realizuan nga një gol në limitet e çdo pjesë. Rezultatin e zhbllokoi Mattia Zaccagni me një penallti, ndërkohë që fitorja u vulos nga goli i Felipe Anderson.

Suksesi i sotëm ishte i pari për Lazion në vitin 2023. Skuadra kryeqytetase është ngjitur në vendin e pestë me 34 pikë, tri më pak se zona Champions, që është edhe objektivi kryesor i klubit.

Hysaj luajti gjatë gjithë ndeshjes, në pjesën e dytë u ndëshkua me karton të verdhë, ndërkohë që performanca e tij u vlerësua me notën 7.2.





Lajmet e fundit nga