web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Moment i veçantë në ndeshjen Tirana-Erzeni, ekipet ndalojnë lojën për iftarin

2023-04-02 19:47:20, Sport CNA

Në këto momente në “Elbasan Arena” po zhvillohet ndeshja mes Tiranës dhe Erzenit, e vlefshme për javën e 27-të të Superiores.

Në minutën e 58′ të lojës të dyja ekipet ndërprenë për pak minuta sfidën për të hapur iftarin. Skuadrat kanë rënë dakord që përpara ndeshjes që të ndalojnë për shkak se shumë futbollistë janë duke agjëruar në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Disa prej tyre janë Iljazi, Kahrimanoviç etj. Në pamjet e mëposhtme disa futbollistë të Tiranës shihen duke pirë ujë. Ky është një moment shumë interesant në një ndeshje të Kategorisë Superiore.

Përsa i përket sfidës, Tirana është duke udhëhequr me rezultatin 3-1 ndaj Erzenit.





Lajmet e fundit nga