web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Verstappen fenomenal, siguron

2024-03-23 13:09:00, Sport CNA

Verstappen fenomenal, siguron

Piloti i Red Bull, Max Verstappen, triumfoi në provat zyrtare të Formula 1 në Australi.

Holandezi, siguroi "Pole Position" ne Melburn dhe do të niset i pari në garën e kësaj të diele. Verstappen tregoi të gjitha cilësitë e tij në sensionin e tretë të provave zyrtare, duke lënë pas rivalët e tjerë.

Për Verstappen, ky është "Pole Position" i tretë për këtë sezon, me tre herë kampionin e botës, që ia del të lërë sërish shenjë.

Piolit i Ferrarit, Carlos Saniz, ishte surpriza e madhe në këtë garë, me spanjollin, që regjistroi kohën e dytë më të mirë dhe do të niset pas Verstappen.

Vendi i tretë për pilotin tjetër të Red Bull, Sergio Perez, i cili la pas tij Norris të McClaren. Zhgënjimi i madh ishte Charles Leclerc. Piloti i Ferrarit kishtë dhënë sinjale pozitive gjatë provave, por në fund gaboi dhe do të niset vetëm nga vendi i pestë.

Paraqitje zhgënjyese edhe nga Lewis Hamilton, me pilotin e Mercedes, që u rendit në vendin e 11-të, ndërsa shoku i skuadrës, Russell do të niset nga vendi i shtatë.

Në dhjetëshen e parë u renditen edhe Piastri i gjashti, Tsunoda i teti, Stroll i nënti dhe Alonso i dhjeti.





Lajmet e fundit nga