web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet marrëveshja 70-vjeçare me

2024-03-23 13:03:00, Sport CNA

Mbyllet marrëveshja 70-vjeçare me

Pas Botërorit të vitit 2026, Kombëtarja e Gjermanisë, nuk do të vishet më nga kompania e njohur "Adidas".

Marrëveshja 70 vjeçare, do të mbyllet mes palëve, pas kompeticionit madhor. Kontrata aktuale zgjat deri në vitin 2027 dhe më pas, marka gjermane do të largohet nga kombëtarja.

Federata Gjermane, ka gjetur menjëherë edhe sponsorin e ri teknik, nga i cili do të përfitojnë më shumë të ardhura financiare.

Kombëtarja gjermane, nga viti 2027, do të jenë në partneritetin e "Nike", kompani tjetër e njohur veshjesh.

Nëse me "Adidas", Gjermania arkëtonte 50 milionë euro në vit, me kontratën me "Nike", do të arkëtojnë 100 milionë euro në vit. Kompania e njohur, ka premtuar dyfishim të të ardhurave, për kombetarën gjermane.

Një shifër që përfshin bonuse të lidhura me çdo fitore në turne ndërkombëtarë dhe përqindje në shitjen e bluzave. Kjo marrëveshje, e ngjit Federatën Gjermane të Futbollit në vendin e parë për sa i përket të ardhurave të garantuara nga sponsori teknik për të vendosur një rekord absolut.

Me "Adidas", Gjermania do të marrë pjesë në dy kompeticione madhore, sic është Europiani i këtij viti, ku janë organizatorë dhe në Botërorin e vitit 2026.





Lajmet e fundit nga