web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Verona i provon të gjitha për Xhuliano Skukën

2023-01-12 21:17:33, Sport CNA

Ditët e fundit Hellas Verona ka paraqitur një ofertë për Xhuliano Skukën, sulmuesin e kombëtares shqiptare dhe pikën e fortë të Partizanit të Tiranës.

Klubi i Veronas ka vënë në pjatë rreth gjysmë milioni euro për lojtarin e lindur në 98-ën, një propozim që i është kthyer mbrapsht: ideja e klubit kryeqytetas, në fakt, është ta shesë atë vetëm në fund të sezonit n ose ta shesin në këtë afat kalimtar dimeror vetëm me një ofertë prej të paktën një milion eurosh dhe me një përqindje të rishitjes në të ardhmen.

Perqindja qe kerkon Partizani eshte 20-25% te rishitjes se ardhshme dhe 1 mln eurot jane kerkuar te paguara ne 3 keste nga 333 mije euro duke nisur nga janari. Praktikisht, kete shifer, sot Verona nuk e konsideron ende.

Nderkohe, ekziston edhe nje hipoteze tjeter. Duke qene se Verona ka shume futbolliste ne qarkullim, Partizani mund te kerkoje nje prej tyre ne huazim per gjashte muajt e mbetur dhe sipas asaj qe Albania Team ka mesuar nje emer mund te interesonte.

Ai eshte i huazuar ne Serie C italiane me ekipin e Mantovas dhe quhet Philip Yeboah, 20 vjec dhe nga Gana. I rritur te Verona, djaloshi eshte nje sulmues qe leviz shume ne te gjithe vijen e frontit. Kete sezon ka 5 gola dhe 2 asist ne kampionat dhe kupen e Serie C.

An interesting attacker who could work for Partizan and whose salary would be paid by Verona in this case. However, a solution must be found with Mantova, so that if they do not give the green light, the loan cannot be canceled in the middle of the season.





Lajmet e fundit nga