web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Uzuni shënon golin e 11 sezonal dhe fiton “derbin kuqezi” me Sadikun

2023-01-08 16:28:08, Sport CNA

Myrto Uzuni fiton derbin me Armando Sadikun dhe i jep tre pikët Granadës, që ia doli të triumfojë minimalisht 1-0 ndaj Cartagenës dhe të ngjitet në zonës Play Off të renditjes në Segunda Division, në Spanjë.

Dy sulmuesit kuqezi, që po bëjnë mjaft mirë këtë sezon në ligën e dytë spanjolle, u vunë përballë njëri-tjetrit pasditen e sotme, por në fund festoi vetëm beratasi, që me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 70’, i dha tre pikët Granadës së tij.

Nga ana tjetër, Armando Sadiku qëndroi në fushë deri në minutën e 61-të, duke mos arritur të bëjë diferencën dhe u zëvendësua mes duartrokitjesh nga ana e spanjollit Ortuno, ndërsa vlen të theksohet se dy skuadrat e mbyllën sfidën me nga 10 lojtarë, pas kartonëve të kuq të Bodiger dhe Alcalës.

Ky është goli i 11 sezonal për Myrto Uzunin, që kryeson edhe renditjen e golashënuesve, teksa ka dhënë edhe tre asiste dhe me performancën e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve elitare spanjolle.

Nga ana tjetër, edhe Sadiku po bën një sezon mjaft të mirë, pasi ka arritur të shënojë 7 gola dhe t’i japë pikë mjaft të rëndësishme Cartagenës së tij, një skuadër që pobjhektiv primar kishte mbijetesën ën Segunda Division.





Lajmet e fundit nga