web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moviola e Monza-Inter/ Shpërthejnë zikaltërit, goli i ardhur nga krosimi i Asllanit nuk duhej anuluar

2023-01-08 10:42:30, Sport CNA

Interi u ndal në një barazim 2-2 përballë Monzës vetëm në minutat e fundit pas një autogoli nga ana e Dumfris. Gjithsesi duket se zikaltërit nuk janë të kënaqur me arbitrimin e Huan Luka Sakit.

Sipas tyre, goli i shënuar nga Açerbi pas një krosimi të Asllanit në zonë për të çuar shifrat në 1-3 nuk duhej anuluar.

Sipas Sakit, Galiardini shkaktoi faull ndaj Pablo Maris në zonë dhe ai i ra bilbilit përpara përfundimit të aksionit.

Kjo gjë bëri që VAR-i të mos ndërhynte dot, teksa zikaltërit protestuan se Mari u pengua me shokun e tij të skuadrës dhe jo nga mesfushori italian.





Lajmet e fundit nga