web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ukrainë-Shqipëri, Silvinjo zgjedh titullarët. Si pritet rreshtimi i kuqezinjve

2024-09-07 10:04:00, Sport CNA

Ukrainë-Shqipëri, Silvinjo zgjedh titullarët. Si pritet rreshtimi


Shqipëria sfidon Ukrainën, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve për këtë edicion. 

Kuqezinjtë e Silvinjos, përballë do të kenë një kundërshtar të fortë fizikisht dhe stafi teknik ka punuar për të marrë masat. 

Në këtë situatë, Silvinjo ka vendosur të luajë me skemën 4-3-3.

Në portë është e sigurt prezenca e Thomas Strakoshës, ashtu si edhe Mario Mitaj në të majtë të mbrojtjes. 

Elseid Hysaj do të jetë titullar në të djathtë të mbrojtjes, ndërsa ka dyshime për dyshen e qendrës. Me mungesën e Berat Gjimshitit, aty pritet Marash Kumbulla, i cili po shkëlqen në Spanjë me Espanjolin. 

Në krahun e tij, do të jetë Ardian Ismajli, i cili rikthehet të luajë titullar në Kombëtare, diçka që nuk e realizoi dot në Europian. 

Ukrainë-Shqipëri, Silvinjo zgjedh titullarët. Si pritet rreshtimi


Silvinjo ka vendosur që në mesfushë të luajë me tre, siç ndodhi ndaj Kroacisë në Euro 2024. 

Kristjan Asllanit dhe Ylber Ramadanit, në mesfushë do iu bashkohet edhe Qazim Laçi, i cili njihet për shpirtin luftarak.

Pavarësisht se Arbër Hoxha ka spikatur në krahun e majtë, Silvinjo në konferencë la të nënkuptohet se ai do e nisë ndeshjen nga stoli. Në atë pozicion të sulmit, do të luajë Nedim Bajrami. 

Nuk ka dyshime për krahun e djathtë, aty ku do të luajë Jasir Asani, ndërsa në majën e sulmit do të jetë Rei Manaj, i cili në pjesën e dytë mund të zëvendësohet nga Myrto Uzuni. Sulmuesi nga Berati ishte lënë jashtë listës, por u grumbullua, pas mungesës së Armando Brojës, për shkak dëmtimi.

Megjithatë, nuk përjashtohen surprizat deri pak minuta para ndeshjes. Shqipëria është pjesë e Grupit B1, së bashku me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Çekinë. 





Lajmet e fundit nga