Në Azerbajxhan janë të zhgënjyer nga Redon Xhixha
Redon Xhixha ishte një nga transferimet e bujshme të merka...

Zoran Zekiç ka filluar që dje punën si trajneri i ri i Partizanit, teksa sot ka zhvilluar edhe konferencën e parë për shtyp para mediave. Tekniku kroat ka pranuar menjëherë se objektivi i tij fillestar është të bëjë gati ekipin për Europën.
Një pjesëmarrje që do të nisë me disa mungesa, siç ka pranuar ai, por duke mos i cilësuar justifikime. Ai foli edhe rreth afrimit të Eros Grezdës te të kuqtë, por edhe për jetën me të papritura të trajnerëve, teksa komentoi largimin e Kolelës nga stoli i të kuqve.
“Unë nuk zgjodha Partizanin, më zgjodhi Partizani mua. Për mua ishte një sfidë e madhe, kam punuar në Moldavi, në Hungari, në Kroaci dhe tani kisha nevojë për një sfidë të re. Mendoj se Partizani është klubi më i madh në Shqipëri dhe për mua, stafin tim, është nhë mundësi që të bëjmë diçka të mirë për Europën, duke filluar nga Champions e pastaj kampionati. Por për kampionatin do të kemi më shumë kohë.
Kam luajtur kundër Partizanit, kam punuar te Sherif Tiraspol dhe në atë ndeshje më kujtohen kualiteti dhe mentaliteti shumë i mirë i Partizanit. Gjithashtu për fat të mirë kam pasur mundësinë që të punoj me shumë futbollistë shqiptarë në Kroaci dhe në klube të tjera dhe më pëlqen karakteri, cilësia dhe profili i tyre se si luajnë futboll. Opinioni im është që të luajmë futboll me disiplinë.
Kam zhvilluar vetëm një stërvitje, kam parë shumë gjëra, nuk jemi kompletuar ende, presim disa lojtarë. Padyshim duhet të tregoj veten time dhe t’u shpjegoj lojtarëve të mi çfarë pranoj dhe cilat rregulla duhet të ndjekin në fushën e lojës dhe jashtë saj. Nuk kemi shumë kohë.
A do vijë Grezda? Mendoj se është pyetje për drejtorin se kam goxha punë për të bërë në fushën e lojës. Duhet ta dini që ai luajti futbollin më të mirë të karrierës së tij kur luajti me mua. Uroj që të jetë në formë të mirë, e di që ka një dëshirë të madhe të vijë te Partizani, por çdo gjë tjetër varet nga marrëveshjet.
Afrime të tjera? Nuk kam asnjë listë, ne kemi folur dhe drejtori e di profilin e lojtarëve që duhen dhe ai e di më mirë se unë se çfarë duhet më mirë këtu.
Kam ardhur në stërvitje me energji dhe me dëshirë të madhe. Personalisht, edhe në ndeshje, duhet t’i jap energji pozitive skuadrës dhe dua t’i jap shtysën.
Marr skuadrën që ka fituar titullin kampion, dua të falënderoj fillimisht ish-trajnerin dhe stafin e tij. Nuk dua të flas shumë por duhet të luftojmë që të fitojmë titullin. Por si fillim kemi një muaj që të përgatitemi për Europën dhe si do të përfaqësohemi.
Matondo është ende lojtari ynë, nuk mendoj se nuk do të vijë. Ai ka dëshirat e tij, dhe klubi ka dëshirat e tij për të folur me të. Ai duhet të vijë këtu, të flasë me klubin dhe pastaj do të merret vendimi më i mirë për të gjithë.
Shanset për të kaluar ture? Fillimisht varet nga si do të përgatitemi për Europën. Pas disa ditësh do të shohim kundërshtarin dhe kemi 20 ditë pastaj që të analizojmë e bëjmë gjithçka tjetër. Nuk më pëlqen se nuk kam ende shumë lojtarë të kthyer. Por pa justifikime, duhet të bëjmë gjithçka që të përgatitemi për atë ndeshje. Opinioni im në jetë dhe futboll është se asgjë nuk është e pamundur, por thjesht të duhet kohë për ta arritur.
A do të përshtatem? Nuk mund të ndryshosh lojtarët dhe mentalitetin në një muaj, por mund t’i japësh mundësinë të ndryshosh diçka. Unë duhet të tregohem i zgjuar që të shoh fillimisht situatën fizike e mendore, çfarë mund të bëjmë në këto momente, se për shembull nëse shoh disa lojtarë që nuk janë në maksimum fizikisht, nuk mund të bëjnë progres në këtë muaj. Por jam 100% i sigurt, jo vetëm te Partizani e futbolli shqiptar, ne jemi profesionistë. Dhe nëse mendoni për suksesin, u thashë lojtarëve dje që të harrojnë gratë, baballarët dhe fëmijët dhe të mendojnë për ekipin.
Largimi i Kolelës edhe pse kampion? Shpeshherë jeta nuk është kaq e thjeshtë, unë u largova nga Sherif, ky fitova dy tituj e dy Kupa, luajta e fitova 50 ndeshje në atë periudhë. Po ju them se jeta është në disa raste e thjeshtë e disa herë jo, nuk di të them nëse ai kishte prbleme këtu, por kjo është jeta, kjo është jeta e trajnerit. Para çdo ndeshje, marr gjërat e mia dhe i bëj gati, se ndoshta shkoj në shtëpi”, tha Zekiç gjatë prezantimit të tij.
Redon Xhixha ishte një nga transferimet e bujshme të merka...
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, ka n...
Sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku ka marrë një ofertë të m...
Katar 2022 ishte Botërori i fundit i Lionel Messit. 7 herë f...
Erhun Obanor, pritet të jetë afrimi i radhës te skuadra e Ti...
Liridon Latifi has become a hot issue in the market. His nam...
Erdenis Gurishta leaves Vllaznia after 9 years. The news w...
Liridon Latifi është zyrtarisht lojtar i lirë. Futbollisti...
Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për ndeshjen e par...
Stenio Junior u rikthye të jetë në qendër të mediave në Sh...
Mbrojtësi Kristijan Toshevski është larguar nga Tirana si ...
Armando Sadiku gjeti sërish formën e tij pozitive pas një ...
Dita e sotme është një ditë e rëndësishme për klubin e Inter...
Moldavia po përgatitet për të marrë një fitore në transfertë...
Kylian Mbappé i dërgoi një deklaratë agjencisë AFP në të cil...
Klubi italian, Monza tashmë do të ketë një pronar të ri, pas...
Tirana më 12 qershor kishte vendosur të rikthehej në stërv...
Ardit Krymi është një nga mesfushorët më të lakuar në këtë...
Uli Hoeness suspects that former Bayern player Lothar Matt...
Etrit Berisha has had a bad season with Torino. The goalke...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...