web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Latifi largohet nga Vllaznia, do të vazhdojë karrierën te rivalët e shkodranëve

2023-06-13 16:05:00, Sport CNA

Latifi largohet nga Vllaznia, do të vazhdojë karrierën te

Liridon Latifi është zyrtarisht lojtar i lirë. Futbollisti ka përfunduar kontratën e tij me Vllazninë dhe rinovimi nuk është një alternativë për të. Latifi ka refuzuar të ulë rrogën e tij dhe ka zgjedhur të ndajë rrugët me klubin shkodran.

“Supersport” raporton se lojtari shqiptar do të luajë në kryeqytet sezonin e ardhshëm. Sipas medias në fjalë, Liridon Latifi është në negociata të përparuara me klubin e Tiranës. Duket çështje kohe që të veshë fanellën bardheblu.





Lajmet e fundit nga