web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U nda nga e dashura, lojtari i klubit francez tenton të hidhet nga ura 100 metra e lartë

2023-09-29 12:52:46, Sport CNA

Një lojtar profesionit i ekipit të Nice në France u ndal në mesin e autostradës e cila kalon përmes qytetit të klubit. Ai po qëndron mbi një urë 100 metra të lartë dhe po kërcënon se do të hidhet.

Raportohet se arsyeja se pse lojtari dëshiron të vetëvritet është ndarja nga e dashura. Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe aktualisht janë duke negociuar me lotjarin.

Në disa media thuhet se lojtari mund të jetë Alexis Beka Beka. 22-vjeçari francez mbërriti në klubin e Nice nga CSKA e Moskës në verën e vitit të kaluar. Mesfushori u aktivizua shumë sezonin e kaluar, por këtë sezon ende nuk është paraqitur në fushë.

Nice tani ka dërguar një psikolog në vendin e ngjarjes dhe disa lojtarë të ekipit të cilët kanë tentuar të kontaktojnë të dashurën e Beka Bekës, e cila pritet të arrijë në vendngjarje nga momenti në moment.

 





Lajmet e fundit nga