web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U largua nga Partizani dhe firmosi me kampionët, sulmuesi: Bëra zgjedhjen e duhur

2024-07-29 10:51:00, Sport CNA

U largua nga Partizani dhe firmosi me kampionët, sulmuesi: Bëra

Alfred Mensah, ishte një nga largimet e Partizanit në këtë merkato vere.

Sulmuesi e mbylli me të kuqtë dhe do të vazhdojë karrierën në Kosovë, te kampionët e Ballkanit.

Pas largimit, Mensah nuk i ka kursyer fjalët e mira për eksperiencën me të kuqtë e kryeqytetit.

Drejtuar klubit të dashur të futbollit, Partizanit. Në këtë ditë dua të falenderoj bordin drejtues, trajnerët dhe shokët e mi të mrekullueshëm të skuadrës dhe sigurisht edhe tifozët. Faleminderit për eksperiencën duke u ndjerë pjesë e një familje kaq të madhe, kam qenë shumë i lumtur këtu, më bëtë të ndjehem si në shtëpi.

Ka qenë kënaqësi dhe nder të luaja për këtë klub dhe të fitoja SuperKupën e Shqipërisë si dhe të luaja në Europë. Bëra zgjedhjen e duhur, po marr me vete kujtime të bukura dhe paharrueshme”, shkruan ai.





Lajmet e fundit nga