web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The last train to Kolela, here's the backstage at Partizan's "bulls".

2023-02-08 09:22:59, Sport CNA

The last train to Kolela, here's the backstage at Partizan's

Xhovani Kolela will continue to be at the head of Partizan's bench, at least until the next match against Bylis. This is the decision made by the managers, who after "aging" the whole situation and what happened in January, came to some conclusions and did not see Kolela as the person responsible for the difficult situation created in the team in the five games The last.

PENGESAT Fitorja e fundit në kampionat për Partizanin është regjistruar në dhjetor të vitit të shkuar, pikërisht në derbin ndaj Tiranës. Por që nga ajo kohë, Partizanit i janë larguar tre lojtarët kryesorë në të tria reparteve. Eneo Bitri, Arinaldo Rrapaj dhe Xhuliano Skuka lanë ekipin, ndërkohë që të kuqtë nuk kishin gati asnjë zëvendësues për ta. Megjithëse kanë ardhur disa lojtarë nga dritarja e transferimeve të janarit, shumica e tyre nuk kanë debutuar ende, ndërkohë që do t’u duhet kohë e konsiderueshme për t’u ambientuar dhe për t’u bërë të rëndësishëm për ekipin.

ME BYLISIN Duke parë gjithë këto probleme, është vendosur që Kolela të qëndrojë dhe të vazhdohet t’i jepet besimi në stol. Megjithatë, durimi i drejtuesve të kuq nuk është i pafund dhe ndeshja e radhës me Bylisin në transfertë do të jetë një prove vendimtare për trajnerin dhe skuadrën. Në rast të një rezultati negativ, klubi do të ulet dhe do të rishikojë pozicionin e trajnerit, pasi në një moment të tillë ndërhyrja do të ishte e detyrueshme për shkak se rrezikohen seriozisht objektivat e sezonit dhe një trajner me energji dhe ide të reja do të shihej si zgjidhja e vetme në kushtet aktuale. Nëse trajneri Kolela në deklaratën e fundit për mediat u shpreh se ky Partizan nuk e ka forcën për të fituar titullin, drejtuesit mendojnë ndryshe do të ishin gati të viheshin në lëvizje nëse ky objektiv cenohet edhe më shumë. Nga ana tjetër, kërkohet një përgjigje edhe nga lojtarët, të cilët nuk po tregojnë aspak se kanë forcën për të dalë nga situata e vështirë.





Lajmet e fundit nga