Sa kushton Uzuni? Sulmuesi tregon shifrën e majme
Myrto Uzuni është duke kaluar një super formë me Granadën në...
Odise Roshi rrëfehet në SuperSport. Turqia është përgjunjur nga tërmeti shkatërrues që goditi vendin paraditen e djeshme, ndërsa për të treguar shokun psikologjik, ishte në një lidhje direkte edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Odise Roshi.
Për fat të mirë jeni larg zonës së prekur nga tërmeti, por natyrisht që keni ndjerë goditjen psikologjike. Si ndiheni pas një tërmeti të tillë?
Kjo që i ka ndodhur Turqisë është një traumë për të gjithë, pasi ka prekur 3-4 qytete dhe ka qenë shumë i fuqishëm si tërmet. Ka shumë viktima e shkatërrim, ndaj jemi tronditur të gjithë. Sot kemi bërë një stërvitje shumë të lehtë, pasi asnjë në ekip nuk kishte dëshirë të vraponte.
Futbolli në Turqi është ndalur tashmë, por kur pritet të rikthehet normaliteti?
Nuk ka ende një vendim nga ana e Federatës, por sipas asaj që na është komunikuar, besoj se do të rikthehemi në fushë brenda dy javëve. Nga tërmeti janë goditur qytete si Malatya, etj., që luajnë në Superligën turke, ndaj është e vështirë të zbresësh direkt në fushë. Gjendja këtu është jo e mirë, por të gjithë bashkë duhet ta kalojmë këtë situatë, pasi janë gjëra që ndodhin.
Keni komunikuar me futbollistët e tjerë shqiptarë. Besoj se asnjëri prej tyre nuk ka pasur probleme…
Kemi folur të gjithë bashkë dhe të gjithë janë mirë. Ne jemi të gjithë afër Stambollit dhe epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 1000 km larg, ndaj nuk e kemi ndjerë shumë.
Gjendja sportive e Roshit duket në rritje aktualisht…
Vij nga një dëmtim i rëndë dhe kam gjetur ritmin e duhur, duke bërë mirë si unë, ashtu edhe skuadra. Sakaryspor e do shumë futbollin, pasi kemi një stadium shumë të bukur dhe një tifozeri shumë të lidhur me skuadrën. Ishim në moment të mirë, por tani duhet të ndalemi disi.
Shqipëria ka një trajner të ri që pritet të ndryshojë edhe skemën. Ky rreshtim duket se do të jetë pozitiv edhe për ju…
Ne i respektojmë të gjithë trajnerët, por skema me tre nuk ishte e përshtatshme për Shqipërinë, pasi shumica e lojtarëve luajnë me katër në klubet ku janë. Unë kam luajtur për herë të parë me Rejën, në mbrojtjen me tre. Sylvinho luan me 4 në mbrojtje dhe besoj se ky rreshtim do të na përshtatet më mirë. Trajneri po komunikon me të gjithë lojtarët,. Për t’i njohur dhe për t’u marrë më të mirën, ndaj besoj se kemi shanset e duhura për të shkuar në Europian. Besoj se do t’ia dalim.
Si e sheh Roshi gjendjen e ekipit?
Kemi një ekip shumë të mirë, ndonëse kemi disa emra të dëmtuar si Broja, Bare e Gjasula. Gjithsesi duhet ta nisim mbarë, si në 2014-ën dhe të besojmë, pasi mund t’ia dalim. Duhet ta nisim mirë me Poloninë, pasi me Çekinë besoj se jemi në të njëjtin nivel.
Si ju duket cilësia e Kombëtares në këtë brez?
Unë kam ndjekur shumë Kombëtaren, edhe ndër vite, ndaj besoj se ky grup ka cilësinë më të mirë, por duhet që lojtarëve t’u merret maksimumi. Nëse trajneri Sylvinho do të arrijë t’u marrë maksimumin futbollistëve të këtij grupi, atëherë do të ecim shumë.
Myrto Uzuni është duke kaluar një super formë me Granadën në...
Janë përcaktuar pasditen e sotme datat e gjysmë-finaleve të ...
Ndeshjet e kësaj së marte, ishin të fundit për javën e 20-të...
Vllaznia mposhti sot me rezultatin 2-0 Kukësin në ndeshjen...
Vllaznia has left behind the two defeats in the championship...
Teuta u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti minim...
Milan është duke kaluar një krizë të thellë rezultatesh me...
Today, the joint candidacy of Argentina, Uruguay, Paraguay...
For almost two years, the captain's armband at Milan always ...
A serious incident happened in South Africa, where the capta...
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të organizojë në ...
Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e fundit për javën...
Football is not one of those classic "thrillers" where three...
Scoring a goal with a backhand is not so simple and rarely...
Pas disfatës në ndeshjen e djeshme, stoli i Xhovani Kolelë...
After the tragic earthquake that hit Turkey and Syria, Vin...
Pep Guardiola has made an extraordinary contribution to the ...
Partizan is going through a difficult moment, giving up a lo...
Presidenti i Bayernit, Herbert Hainer, u është bashkuar krit...
Edon Zhegrova has taken a place in the lineup of the best fo...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
New details from the operation being carried out in Fier t...
The 17-year-old, who was seriously injured yesterday after...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
US President Donald Trump will host his Ukrainian counterp...
The Basic Court in Pristina found the former mayor of Pris...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...