web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tre gola dhe spektakël, Barcelona fiton me vuajtje në transfertë

2023-02-01 22:58:28, Sport CNA

Ka përfunduar në ?Benito Villamarin?, supersfida mes Betis dhe Barcelonës, ku fitues me rezultatin e ngushtë 1 me 2 dolën ?katalanasit?, në një përballje jo pak të vështirë për ta.

Të dyja ekipet u hodhën në sulm, por më kot rrjetat mbetën të paprekura duke e mbyllur kështu fraksionin e parë të lojës, me rezultatin e bardhë 0-0.

Ndryshe nga e para, pjesa e dytë nisi më me vrull për ?blaugranat?, të cilët arritën të gjenin dhe golin e tyre të parë, në minutën e 65-të, ku pas një pasimi në zonë nga Balde, Raphinha nuk gabon dhe dërgon topin në rrjetë. Për të siguruar 3 pikëshin mendoi Lewandowski, në minutën e 80-të, duke shënuar kështu pas një mungese të gjatë.

Ndërkaq, golin e vetëm për Betis e shënoi po Barcelona, ku në minutën e 85-të, Jules Kounde ?çoroditet? dhe dërgon padashur topin në rrjetën e tij.

Me këtë fitore Barça arrin në kuotën e 50 pikëve, 8 më shumë se Real Madrid i vendit të dytë, me këta të fundit që do të përballen nesër në ?Santiago Bernabeu?, kundër Valencias.





Lajmet e fundit nga