web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajnerin e PSG-së e tradhtojnë nervat, i hakërrehet tifozit të Marsejës

2023-02-27 08:59:11, Sport CNA

Një moment epik u regjistrua në fundin e duelit mes Marsejës dhe PSG-së e njohur ndryshe si “Klasikja” e futbollit francez, ku rivaliteti ka qenë gjithmonë prezent.

Skuadra e PSG-së arriti të triumfonte me rezultatin 0-3, falë spektaklit të Mesit dhe Mbapesë, teksa nuk mund të mungonin momentet e tensionit. Protagonist u bë trajneri i PSG-së, Galtier, që pati një përplasje verbale me një tifoz të Marsejës që ishte mbrapa pankinës mike.

Galtier shihet i tradhtuar nga nervat, teksa i hakërrehet tifozit të Marsejës, ndërkohë që la të kuptohej se ishte gati të përleshej me këtë të fundit. Pavarësisht triumfit 0-3 të miqve, tensioni ishte gjithmonë i lartë.





22:56 Sport

Vazhdon

Transferimi i Kristjan Asllanit te Interi në merkaton e verë...

Lajmet e fundit nga