web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tomasson: Do të bëjmë ndryshime në formacion ndaj Shqipërisë

2024-03-25 11:41:00, Sport CNA

Tomasson: Do të bëjmë ndryshime në formacion ndaj

Pasi debutoi me humbje ndaj Portugalisë, trajneri Dahl Tomasson, do të kërkojë fitoren e parë në stolin e Suedisë, në miqësoren ndaj Shqipërisë.

Tekniku danez, synon triumfin në shtëpi, përpara tifozëve të tyre. Në konferencën para ndeshjes, Tomasson, deklaroi se në miqësoren e sotme, do të tesojë lojtarët, për të pasur një ide më të qartë për të ardhmen.

"Plani ka qenë gjithmonë testimi i lojtarëve. Nuk do të fus nga minuta e parë të njëjtët lojtarë si me Portugalinë. Ne duhet të kemi konkurrencë në skuadër, e cila është gjithmonë e shëndetshme për skuadrën. Nuk do të them sa ndryshime do të ketë, por do të shohim shumë lojtarë. Mund t'ju them se Forsberg do të jetë titullar nesër. Nga minuta e parë do të luajë edhe Gustafson.", tha Tomasson.

Suedia u mposht pak ditë më parë nga Portugalia në transfertë me rezultatin e thellë 5-2. Skandinavët, duan të nisin një kapitull të ri me trajnerin Tomasson dhe fitorja synohet që në takimin e kësaj të hëne, me Shqipërinë në stadiumin “Friends Arena".





Lajmet e fundit nga