web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U la jashtë listës, reagon Daku: Prisja grumbullimin me Kombëtaren

2024-03-25 10:42:00, Sport CNA

U la jashtë listës, reagon Daku: Prisja grumbullimin me

Mrlind Daku iashtë mungesa e madhe e kombëtares shqiptare në listën e miqësore të këtij muaji. Mungesa e tij vazhdon të diksutohet edhe pse trajneri Sylvinho në konferencën e parë për shty[p tregoi arsyen e lënies jashtë.

Sulmuesi Mirlind Daku, ishte një nga mungesat më të mëdha, në listën e trajnerit Silvinjo, për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, ndaj Kilit dhe Suedisë.

Lojtari, i cili është pjesë e Rubin Kazan në Rusi ka “thyer” heshtjen dhe ka folur për mos grumbullimin nga kuqezinjtë.

“Normal edhe unë si futbollist e kam pritur ftesën e Kombëtares, por trajneri është ai që vendosi dhe trajneri e ka vendosur kështu kësaj here. Ajo që më ngelet mua është që të vazhdoj të punoj, të tregoj rezultate të mir, që të marr ftesë në grumbullimin e radhës. Por, gjithsesi trajneri vendos dhe ai e ka timonin kryesor.

Ke komunikuar me Silvinjon? Jo nuk kemi pasur kontakt.”, deklaroi Daku për “Sportmania”.





Lajmet e fundit nga