Memelli
Skenderbeu returned after 12 years to the First Category, ...

Korça në gjithë historinë e vet ka qënë në një lidhje të ngushtë me Amerikën, përmes emigracionit. Emigracion që gjithnjë ka qënë një mbështetje e madhe financiare për qytetin më të madh në juglindje të vendit. Qindra, mijëra korçarë janë larguar përgjatë viteve në kontinentin e largët, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por asnjëherë nuk e kanë harruar origjinën, nuk e kanë harruar Korçën. I tillë është edhe rasti i Olger Polenës, të riut korçar që ka ndërtuar jetën e tij në SHBA por që po kaq është i lidhur edhe me vendlindjen e tij.
Lidhja e tij me sportin ka nisur qysh herët, si një tifoz i zjartë i ngjyrave bardhekuqe, i Skënderbeut. Momentet më të bukura, Olgeri i ka përjetuar në vitet e arta të këtij ekipi, me dy pjesëmarrje në Europa Ligë, si asnjë ekip tjetër shqiptar. Kaq ka mjaftuar për ta lidhur përjetësisht me këtë emblemë, aq sa ka vendosur ta stampojë në formën e një tatuazhi në trup. Udhëtime pafund, mijëra kilometra të përshkruara dhe oqeane të tejkaluar, vetëm për të ndjekur ekipin në përballjet me gjigandët europianë në dy eksperiencat historike në Europa Ligë.
“Unë jam Olger Polena, një korçar që prej shumë vitesh kam ndërtuar jetën time në Amerikë. Prej vitesh jetoj atje, ku kam ngritur edhe biznesin tim në fushën e sipërmarrjes private. Lidhja me Skënderbeun është e hershme dhe u bë shumë më e fortë vit pas viti veçanërisht në kohën kur ekipi bëri historinë në Europë. Kam udhëtuar pafund nga Amerika, në çdo shtet ku Skënderbeu lunate ndeshjet Europiane dhe kam përjetuar emocione shumë të forta.”- u shpreh Polena.
Mirëpo, dashuria dhe lidhja me ekipin e zemrës bëhet më e fortë në momentet më të vështira. I tillë ka qënë rasti i fundit të sezonit të kaluar dhe mbi të gjitha përgatitjet për sezonin e ri të Skënderbeut. Rënia në Kategorinë e Parë erdhi si një rrufe në qiell të hapur dhe preku edhe djaloshin përtej oqeanit. “Pas gjithë atyre sukseseve dhe arritjeve të Skënderbeut, përpos dënimit të dhënë nga UEFA nuk e mendoja se ekipi do të binte në kategori.
Kjo më preku shumë, jo vetëm mua, por edhe djalin tim që u lidh me ekipin e origjinës së babait shumë herë më shumë nga sa e mendoja.”- vijoi djaloshi korçar. Por ajo që e bën më të veçantë këtë histori është angazhimi i tij për të riparë Skënderbeun atje ku i takon. Olgeri tregon se si arriti të bindë Zguron, i cili kthimin në Korçë e shihte si një histori të pamundur sidomos në kategorinë e Parë. Por Zguro kishte një mik si Olger Polena.
“Në kohën ku ekipi po fillonte përgatitjet për sezonin e ri, unë isha bashkë me Vangjelin (Zguron), duke udhëtuar drejt Detroit, atje ku Vangjo do të firmoste kontratën me klubin Amerikan. Pas bisedimeve respektive dhe kërkesë-ofertave të klubit, gjithçka u mbyll pa një akord. Rrugës së kthimit për në Boston po bisedonim gjithë kohës për Skënderbeun dhe e shija se Zguro ishte dashuruar shumë me këtë ekip.
Kur mbërrij në shtëpi, djali, një nga fansat më të zjarrtë të Vangjos, pasi merr vesh se Zguro nuk kishte firmosur askund po më thoshte mbase kthehet tek Skënderbeu. Kaq mjaftoi për të lindur plani djallëzor. Takaj nga njëra anë ishte i gatshëm për ta marrë sërish dhe një gjë të tillë ma konfirmoi në një bisedë që pata. Pa u menduar dy herë, preva dy bileta për në Shqipëri, njërën vetëm vajtje nën emrin e Vangjel Zguros, dhe ja çova në shtëpi. Madje për të mposhtur konkurencën e ekipeve të tjera, shtova rreth 20 mijë euro nga xhepi im që Zguro të bindej të firmoste kontratën pa hezitim. Kështu Vangjel Zguro u kthye në Korçë.”- tregoi Olger Polena.
Skenderbeu returned after 12 years to the First Category, ...
Tashmë ka ardhur edhe njoftimi. Milani ka nënshkruar me mesf...
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni ës...
Lorenco Vila i gëzohet faktit që Teuta sot ka qenë shumë her...
The coach of Kukës, Skënder Gega, spoke about Oversport afte...
Teuta drew goalless with Kukës at home, in the game valid fo...
Teuta-Kukësi started the fourth week of the Superior Categor...
Queen Elizabeth II passed away yesterday at the age of 96. W...
A special visitor was present on the steps of the stadium in...
Juventus defender Gleison Bremer and Roma's Roger Ibanez hav...
The first half ended in a goalless draw, in the challenge be...
Vëllezërit Taipi, Gjelbrimi dhe Shqiprimi, janë rikthy...
After the title, the reward. Milan has started the work to r...
Teuta and Kukësi will face each other in the opening m...
The former defender of Partizan, Egzon Belica, has today mad...
The champions of North Macedonia have made a surprisin...
Endri Çekiçi and Megi Pojani have been in the media's attent...
Amir Abrashi has always captured the love of the fans with t...
Max Allegri was clear on Monday, before the match with...
The United Kingdom is in mourning after the passing of Queen...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
The Chairman of the Central Election Commission, Kreshnik ...
The voting process for the early elections in Kosovo has c...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...