web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tifozët e Interit duan aktivizimin e Kristjan Asllanit

2023-04-03 20:33:02, Sport CNA

Edhe pse në vështirësi të mëdha, trajneri Inzagi sërish nuk duket se ka besim të plotë te Kristjan Asllani, duke qenë se edhe ndaj Fiorentinës i dha shqiptarit vetëm çerekorëshin e fundit të ndeshjes, duke zëvendësuar Henrik Mikhitarianin.

Kjo situatë nuk është aspak e bukur për fantazistin kuqezi, pas një ndeshjeje fantastike të bërë ndaj Polonisë, aq sa edhe shumë tifozë zikaltër kanë shprehur mbështetjen për shqiptarin.

“Për çfarë qëndron në stol Asllani, kur duket qartë se kemi vështirësi në lojë, por edhe përpara portës. Një si ai, jo vetëm jep cilësi në mesfushë, por di të godasë edhe portën”.

Dhe ndoshta, nesër në Kupë kundër Juves, mund të jetë momenti i tij.





18:26 Sport

Dinamo

U mbyll sot java e 21 e Kategorisë së Parë të futbollit në...

Lajmet e fundit nga