web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Labëria dhe Devolli rikthejnë sherrin, reagon klubi juglindor: Na u rrezikua jeta…

2023-04-03 20:10:27, Sport CNA

VIDEO/ Labëria dhe Devolli rikthejnë sherrin, reagon klubi juglindor:

Labëria dhe Devolli kanë ndarë nga një pikë mes tensionit në ndeshjen e djeshme, duke përsëritur deri diku skenat e fazës së parë në Bilisht. Pas pjesës së parë ku Teikseira kaloi në avantazh miqtë dhe më pas Dhrami barazoi, në 45 minutat e dyta pati sherr masiv.

Në minutën e 57-të, pas një ndërhyrjeje të gabuar ka konfrontim fizik mes disa lojtarët. Pere godet Miranin e ndëshkohet me të kuq dhe loja ndërpritet për 20 minuta. Më pas ndeshja rifillon dhe Labëria do të shënonte golin e dytë me Llojajn.

Ahmataj i vendësve merr të kuq për ofendim, ndërsa në minutat shtesë Devolli barazon me Hernandez. Ditën e sotme ka reaguar edhe klubi i Devollit nëpërmjet faqes zyrtare, teksa pretendon se u rrezikua jeta e futbollistëve.

POSTIMI I KLUBIT: 

Klubi i Futbollit Devolli dënon ashpër sjelljen e tifozëve duke rrezikuar jeten e futbollistëve, stafit dhe pjesëtatëve të ekipit. Këto sjellje nuk i kanë hije askujt. Hedhja e sendeve në fushë është e paarsyeshme. Nuk mund të bëhemi palë me këto sjellje të tifozerive, sidomos kur të gjithë janë mirëpritur në Devoll.





18:26 Sport

Dinamo

U mbyll sot java e 21 e Kategorisë së Parë të futbollit në...

Lajmet e fundit nga