web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Superchallenge of the First Category/ Memelli "spyed" Dinamo, account for the big turn

2022-09-06 20:42:24, Sport CNA

Skanderbeg was "stunned" from the start. Fury almost defeated them and their salvation was a penalty. The Korcars immediately understood that their journey to the First Category will not be easy. And yet, the draw drama is not done. For the way the game went, at least they didn't come away with nothing in the first transfer of the season.

As kohë për të “qarë” nuk ka dhe sidomos kur dihet që fundjava ofron një superpërballje. Në shtëpi do të presin pikërisht Dinamon, ekip me të cilin deri vjet luanin në elitë dhe këtë edicion do t’u duhet të garojnë për të prerë një biletë për ngjitjen. Mund të thuhet pa frikë që kjo do të jetë prova e së vërtetës ose e forcës për ta.

Kërkohet medoemos kthesa, ndaj edhe Migen Memelli direkt ka nisur të studiojë kundërshtarin. Në ndihmë i erdhi fakti që blutë luajtën një ditë pas tyre me Orikun. Ai ishte i pranishëm në “Selman Stërmasi” të dielën, ku i “spiunoi”. I ndoqi nga afër për të mësuar diçka më shumë për ta përgatitur ekipin për 90-minutëshin që do të luhet të dielën në orën 17:45.

Bardhekuqtë dje kanë nisur edhe përgatitjet. Gjatë kësaj jave stafit teknik do të mundohet të korrigjojë çfarë nuk shkoi në Pukë dhe mbi të gjitha do ta ndërtojë formacionin në funksion të rivalit të kësaj jave. Nëse vërtetë duan të tregojnë se janë ata që do ta komandojnë kampionin, fillimisht duhet të kalojnë pengesën me emrin “Dinamo”.

Kujtojmë që korçarët kanë ndryshuar ndjeshëm në përbërje. Edhe pse kanë ruajtur një pjesë të mirë të organikës së vjetshme, të shumta janë afrimet. Zyrtarisht i janë bashkuar emra si Herdis Alliu, Elvis Prençi, Oltion Rapa, Kelvin Edo Doseh, Aboubakar Sumaila, Leonard Ovusu, Gresild Lika, Leonard Uvuso, Derrik Frimpong, Dramen Konate, Dean Liço, Uendi Vecaj, Abdin Abdul Temitope dhe Dritmir Beci.





Lajmet e fundit nga