web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Supergoli i Xhakës, Leverkusen marshon drejt titullit kampion

2024-02-23 22:31:00, Sport CNA

Bayer Leverkusen ka fituar 2-1 ndaj Mainz në shtëpi. Tashmë “Aspirinat” e shohin veten me 11 pikë më shumë se Bayern Munich në krye të Bundesligës.

Granit Xhaka ishte protagonist këtë mbrëmje. Lojtari shqiptar shënoi një supergol në minutën e 3’ për Leverkusen, që hapi dhe ndeshjen.


Dhe pse Mainz shënoi në minutën e 8’, nuk ia doli të mbajë barazimin deri në fund. Kjo pasi vendasit e Leverkusen shënuan dhe njëherë në pjesën e dytë për të vulosur fatet e takimit.

Diferenca 11 pikë është më e madhja pë për të besuarit e Xabi Alonsos këtë sezon. Kujtojmë se aktualisht kanë një ndeshje më shumë të luajtur se rivalët e Bayern Munich në Bundesligë.





15:51 Sport

Stadiumi

Tirana do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme të hën...

Lajmet e fundit nga