web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Supergol në Champions, Qazim Laçi krahasohet me Mesut Ozil

2024-09-19 13:55:00, Sport CNA

Supergol në Champions, Qazim Laçi krahasohet me Mesut Ozil

Qazim Laçi debutoi në mënyrë të shkëlqyer në Ligën e Kampioneve me Sparta Pragë.

Mesfushori shqiptar, ishte autor i golit të fundit, në fitoren 3-0 që skuadra e tij mori ndaj austriakëve të Salzburg.

28-vjeçari, shfrytëzoi në maksimum një pasim të marrë nga Olatunji në minutën e 58-të dhe me një lëvizje dehëse, mashtroi tre kundërshtarë, për ta ndalur topin në rrjetë.

Krahasimet ishin të shumta në rrjetet sociale, madje në një artikull të medias presitigjioze “Daily Mail”, goli i Laçit krahasohet me atë të Mesut Ozil, që e shënoi për Arsenalin në vitin 2016, ndaj Ludogorets.

Shqiptari po kalon një moment të artë në karrierën e tij dhe është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm te çekët e Sparta Pragë.

Supergol në Champions, Qazim Laçi krahasohet me Mesut Ozil





Lajmet e fundit nga