web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skuka para 10 vitesh me fanellën e Metz, sot bëri realitet ëndrrën e madhe

2023-01-24 07:25:48, Sport CNA

Sot është diçka më shumë se 23 vjeç dhe një nga sulmuesit më premtues të Shqipërisë, por rreth një dekadë më parë ai ishte vetëm një i ri me shumë ëndrra.

Xhuliano Skuka, lojtari më i shtrenjë që ka prodhuar kampionati shqiptar, ka qenë i destinuar për skuadrën e Metz ku ndoshta jo rastësisht u transferua pak orë më parë. Klubi i ka dedikuar një video të veçantë por bota virtuale zbulon një detaj edhe më të bukur e unikal.

Xhuliano Skuka, ashtu si shumë shqiptarë, bashkë me familjen emigroi jashtë vendit dhe fati e deshi që ai të vendosej në Francë e pikërisht në Metz ku ka ndjekur edhe gjimnazin. Këto foto të publikuara në Twitter tregojnë pikërisht sulmuesin shqiptar në vitin 2013 me fanellën e Metz.

Agjenti i njohur i futbollistëve shqiptarë, Shkumbin Qormemeti njofton transferimin e Xhualiano Skukës në Francë.

Përfaqësuesi i sulmuesit dibran thekson se është i i lumtur për finalizimin e marrëveshjes për nënshkrimin me klubi historik të Francës.

Skuka që numëron 10 gola sezonalë këtë edicion me fanellën e Partizanit, nënshkruan me Metz FC për rreth 1 milionë euro, shumë që mbush arkën e të kuqve.





Lajmet e fundit nga