web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu nuk fal në shtëpi, triumfon ndaj Ilirisë

2025-09-12 21:02:00, Sport CNA

Skënderbeu nuk fal në shtëpi, triumfon ndaj Ilirisë

Skënderbeu mposhti Ilirinë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë së Parë, e zhvilluar në Korçë.

Vendasit shënuan golin e parë në minutën e 9-të me Saleh Nasr, i cili realizoi nga brenda zonës. Në pjesën e dytë, në minutën e 72-të, Foti Çuçka dyfishoi shifrat pas një aksioni nga krahu i djathtë.

Me këtë fitore, juglindorët arrijnë në kuotën e 7 pikëve dhe ngjiten në krye të renditjes. Rezultatet e rivalëve do të përcaktojnë nëse Skënderbeu do të ruajë kreun pas mbylljes së javës.

Nga ana tjetër, Iliria mbetet në vendin e fundit të klasifikimit. Ekipi nga Fushë-Kruja ka vetëm një pikë pas tre javësh kampionat.





Lajmet e fundit nga