web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Silvinjo ka gati titullarët, ja si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Moldavisë

2023-11-14 12:25:00, Sport CNA
Silvinjo ka gati titullarët, ja si pritet të rreshtohet Shqipëria
Shqiperia ne stervitje

Silvinjo ka nisur nga puna për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, atë me Moldavinë në 17 nëntor dhe me Ishujt Faroe më 20 nëntor. Por jo i gjithë grupi ka qenë në gatishmëri të trajnerit brazilian në stërvitjen e djeshme, e cila ishte edhe e para.

Kristjan Asllani ka punuar i diferencuar për shkak të një shqetësimi që mendohet të jetë thjesht mbingarkesë dhe nuk dihet ende nëse mesfushori i Interit do të jetë i gatshëm për sfidën e parë. Gjithsesi, lojtari ka zhvilluar stërvitje të diferencuar dhe pritet të shihet nëse do të bashkohet me ekipin sot.


Ndërkohë në seancën e djeshme, që në fillim me Kombëtaren A është stërvitur mesfushori i Shpresave Medon Berisha, por gjithsesi në rast se Asllani ka shqetësime deri në ndeshjen me Moldavinë, Silvinjo ka gati Keidi Baren, i cili pritet ta nisë nga fillimi në krah të Ylber Ramadanit.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

Silvinjo ka gati titullarët, ja si pritet të rreshtohet Shqipëria





12:15 Sport

Asllani

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditën e sotme edhe stë...

Lajmet e fundit nga