web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipet e Instanbulspor dhurojnë spektakël, dy asistojnë, tjetri shënon

2023-02-05 16:08:38, Sport CNA

Instanbulspor ka fituar sot ndaj Alanyaspor ke rezultatin 2:1. Edhe në këtë ndeshje protagonist ishte futbollisti shqiptar, Valon Ethemi.

Futbollisti realizoi golin e parë në këtë ballafaqim, duke zhbllokuar rezultatin, shkruan LIG Sport. Goli i tij ishte 100% shqiptar, pasi asistimin e bëri Roca.

Poashtu edhe Florian Loshaj ishte protagonist, ku në debutimin e tij asistoi në golin e fitores. Shih golin dhe asistin me poshte.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj ka gjetur një klub të ri gjatë merkatos së dimrit. Loshaj ka firmosur me ekipin e Superligës së Turqisë, Istanbulspor, aty ku luajnë edhe dyshja tjetër shqiptare, Jetmir Topalli dhe Valon Ethemi, shkruan LIG Sport.

26-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit ? por që në Poloni nuk pati fare sukses dhe u detyrua të largohet nga ekipi i Cracovias.

Loshaj gjatë karrierës së tij në të gjitha skuadat, ka zhvilluar 177 ndeshje, ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 12 asiste.





18:50 Sport

Fitore me

Dortmund arriti një fitore bindëse në javën e 19-të të Bunde...

Lajmet e fundit nga