web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aberdeen rigjen fitoren, Ramadani “ndez” tifozët me veprimin e tij

2023-02-05 11:20:41, Sport CNA

Ylber Ramadani vazhdon të dhurojë performanca pozitive tek ekipi i Aberdeenit. Mesfushori i kombëtares shqiptare u transferua gjatë merkatos së verës në Skoci.

26-vjeçari dardan, autor i 24 ndeshjeve dhe një goli me kombëtaren shqiptare, dhuroi një asist të bukur në fitoren 3-1 që arriti Aberdeen përballë Motherwell.

Ishte minuta e 64’ kur Ramadani rikuperoi një top dhe e pasoi atë drejt Bojan Miovskit, i cili e dërgoi në rrjetë.

Ky ishte asisti i dytë sezonal në kampionatin skocez për mesfushorin shqiptar. Ndërkohë, Aberdeen i dha fund ecurisë prej tri humbjeve radhazi.





18:50 Sport

Fitore me

Dortmund arriti një fitore bindëse në javën e 19-të të Bunde...

Lajmet e fundit nga