web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria në Europian, Dusseldorf “vishet” kuqezi

2024-02-27 16:15:00, Sport CNA

Kombëtarja shqiptare në nëntor të 2023, barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Moldavisë në stadiumin “Zimbru” duke siguruar pjesëmarrjen për herë të dytë në histori në finalet e një Kampionati Europian.

Baza kuqezi në Gjermani do të jetë në afërsi të Dortmundit, “SportCentrum Kaiserau” dhe atje përfaqësuesja e Shqipërisë do të jetë atje nga 10 qershori.

Edhe pse në Dusseldorf kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundit të grupit, atë ndaj Spanjës më 24 qershor, që tani me sa duket qyteti i ka dhënë mirëseardhjen Shqipërisë, në gjuhën shqipe dhe me flamurin tonë të dizajnuar në metro.

Ndeshjen e parë Shqipëria e zhvillon ndaj Italisë më 15 qershor, derisa me 19 qershor është ajo me Kroacinë në Hamburg.





Lajmet e fundit nga