web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i Ten Hag, Leverkusen kontakton Xavi-n. Zbulohet vendimi i spanjollit

2025-09-02 16:30:00, Sport CNA

Shkarkimi i Ten Hag, Leverkusen kontakton Xavi-n. Zbulohet vendimi i spanjollit

Xavi Hernández, ish-trajner i Barcelonës, është kontaktuar nga drejtuesit e Bayer Leverkusen pas shkarkimit të Erik ten Hag.

Klubi gjerman vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin holandez pas vetëm 98 ditësh në detyrë, pas dy ndeshjeve të para në Bundesligë.

Rezultati që vulosi vendimin ishte barazimi 3-3 kundër Werder Bremen, ku Leverkusen shpërdoroi avantazhin 1-3 me një lojtar më shumë. Kjo situatë e vështirë ka detyruar drejtuesit të shikojnë alternativa për stolin, dhe Xavi ka qenë një nga emrat e parë në listë.

Sipas “Marca”, klubi kishte kontaktuar me të edhe disa muaj më parë si pasues të mundshëm të Xabi Alonsos. Megjithatë, përgjigjja e Xavit ka qenë e njëjtë si atëherë, nuk është ende momenti për t’u rikthyer në pankinë. Situata mbetet e paqartë, me Leverkusen që kërkon urgjentisht një trajner të ri pas nisjes së dobët të sezonit.





Lajmet e fundit nga