web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serie A në TIBO/ Luhen sot katër ndeshje të javës së dytë, në fushë edhe Interi

2022-08-20 12:08:06, Sport CNA

Do të startojë sot në Oversport java e dytë e Serie A. Do të luhen këtë të shtunë katër sfida, ku java do të startojë me ndeshjet Torino-Lazio dhe Udinese-Salernitana. Të dyja sfidat do të starojnë në orën 18:30.

Kështu Lazio kërkon fitoren e dytë në dy javë, por këtë herë ka përballë Torinon një ekip që nuk është aspak e lehtë për ta mposhtur. Sakaq, ekipi i Juric vjen me moral të lartë në këtë takim pasi ka arritur të dalë me një fitore nga java e parë në sfidën përballë Monzës.

Udinese shihet si favorit në sfidën përballë Salernitanës, por Serie A ka treguar se surprizat nuk mund të mungojnë. Të dyja ekipet vijnë nga humbje në javën e parë me Udinesen që u mposht nga Milani dhe Salernitanën që humbi përballë Romës.

Ndërkohë që në orën 20:45 Interi kërkon të japë garanci me lojë dhe rezultat përballë Spezias. Zikaltrit fituan vetëm në frymën e fundit në ndeshjen hapëse përballë Lecces dhe tashmë kërkon të konfirmojë se është një pretendent serioz për titull.

Sfida tjetër e ditës së sotme që do të startojë po në 20:45 është ajo midis Sassuolos dhe Lecces. Të dyja ekipet vijnë nga një humbje në javën e parë respektivisht ndaj Juventusit dhe Interit dhe do të kërkojnë të marrin pikët e para në këtë edicion të Serie A. 





Lajmet e fundit nga