web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“S’do luash më këtu, gjej ekip tjetër”, klubi merr vendimin drastik ndaj “ninxhës”

2022-11-14 17:09:00, Sport CNA

“S’do luash më këtu, gjej ekip tjetër”, klubi

Radja Nainggolan i dha fund aventurës 17-vjeçare në Itali në gushtin e vitit të kaluar. Mesfushori u rikthye në Belgjikë duke firmosur për dy vite me Antwerp, por aventura me skuadrën belge ka marrë fund.

Drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një takim me ?ninxhën?, të cilit i kanë komunikuar se nuk do të veshë më fanellën e ekipit të parë. 34-vjeçari duhet të presë merkaton e dimrit për të gjetur një klub të ri në karrierë.

Nainggolan u pezullua nga drejtuesit e Antwerpit më 18 tetor, pasi kamerat e kapën duke pirë cigare elektronike në pankinë përpara nisjes së një ndeshjeje, veprim për të cilin lojtari me origjinë nga Indonezia kërkoi ndjesë.

?Më vjen keq për atë që bëra. E kuptoj që është e gabuar, por në atë moment nuk e mendova aq gjatë?, deklaroi Nainggolan, por tek Antwerpi kanë vendosur të mos e tolerojnë aspak, duke vendosur të ndahen përfundimisht me të.





Lajmet e fundit nga